"Ja sekretet e trajnerit italian", "heroi" i Elbasanit ndaj Bylisit, Lleshi: Të marrim maksimumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 22:27
I ftuar në emisionin “Ora Sport” futbollisti Arsen Lleshi tha se trajneri i ekipit të Elbasanit kërkon gjithmonë maksimumin nga lojtarët e tij.
Lleshi: Trajneri na kërkon gjithmonë maksimumin, jemi gjithmonë tek puna që bëjmë, ndihemi shumë mirë me të dhe me skemat që ai implementon në skuadër. Të kesh tifozët pas është një shtysë shumë e madhe për ne.