Gazetari Laci: Kampionat i dobët, ekipet nuk bënë merkato, Zalla: Ku qëndron problemi këtu?

I ftuar në “Ora Sport” gazetari Dritan Laci tha se kampionati ynë është një kampionat më i dobët në cilësi dhe është një kampionat i ri në kuptimin e moshës

Laci: Është një kampionat më i dobët në cilësi dhe është një kampionat i ri në kuptimin e moshës sepse kanë një moshë mesatare 23-24 vjeç. Ekipet kanë një mungesë në eksperiencën e lojtarëve. Kanë breza të tërë lojtarësh që mungojnë në futbollin tonë. Ndoshta kjo e ka ulur pak cilësinë e kampionatit.