Vendos goli i Lleshit, Elbasani triumfon edhe në “Adush Muça”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 21:15
Elbasani merr një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Bylisit, falë një goli të shënuar nga Lleshi në pjesën e dytë të sfidës.
Verdheblutë fitojnë 1-0 në “Adush Muça” dhe prishin festën e ish-trajnerit Dede, që debuton me humbje në krye të skuadrës mallakastriote.
Ndeshja ka qenë e luftuar, pro në fund janë miqtë ata që marrin një fitore me vlera, që i ngjit në vendin e tretë në renditjen e Abissnet Superiore, në kuotën e 12 pikëve.

