Filmi për jetën e Marubit/ Bedeni: Për vite me radhë historia e tij ka qenë e pa hulumtuar…
“Marubi la memoria della Luce”, është filmi dokumentar që tregon jetën e Pietro Marubbit, artistit Italian të njohur gjerësisht si babai i fotografisë shqiptare.
Mbi bazë të materialeve, Tomas Sheridan hedh dritë aty mbi rrugëtimin nga Piaçenca në Shkodër, aty ku çeli edhe studion e parë fotografike në Shqipëri.
Luçian Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” vlerësoi dokumentarin pasi thotë se historia e babait të fotografisë shqiptare nuk është studiuar sa duhet.
“Është diçka e rëndësishme për t’ia prezantuar edhe qytetarëve këtu, për t’ia prezatuar një histori të tijën. Kujtojmë që për vite me rradhë, për dekada, historia e Pjetër Martubit ka qenë e pa hulumtuar.”
Pietro Marubbi dhe dinastia që la pas u shndërrruan një gurë themeli për krijimin e një kulture europiane në Shkodër, jo vetëm në fushën e fotografisë, por edhe atë të arkitekturës dhe pikturës.
“Për ne është shumë I rëndësishëm edukimi. pra baza. Wshtë shumë I rëndësishëm përafrimi I të rinjve drejt muzeve drejt kinemave. Sot bota kalon në kriza, pikërisht për të afruar të rinjtë drejt hapërisave të Kulturës.”
Filmi dokumentar shënoi përmbylljen në shkodër në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore.
