IA NË “EPIQENDËR”/ Keni probleme me stresin apo oraret? Studenti na njeh me programin e menaxhimit të tyre

Inteligjenca artificiale dhe a duhet që vendi ynë të fuqizohet në tregun e shpikjeve. Ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora Neës” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.

Studenti Jonian Biçaku, foli mbi projektin e tij të mësuesit digjital përmes Inteligjencës Artificiale.

“Së bashku me grupin kemi krijuar një program të quajtur “Hill”, që është një terapist që i vjen në ndihmë fëmijëve dhe adoleshentëve për menaxhimin e stresit, për menaxhimin e orareve", u shpreh Studenti Jonian Biçaku.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË ENJTEJE