“Porta e Poezisë Elbasan” me recitimin e Egla Cenos në shoqërinë e tingujve të violinës së mjeshtrit Ilir Sulkuqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2024, 14:11
Për herë të katërt në teatrin “Skampa” u realizua “Porta e Poezisë Elbasan”.
Aktorja Egla Ceno dhuroi një mbrëmje emocionuese me interpretimin e saj, ndërsa gjithçka u shoqërua me melodinë e violinës së mjeshtrit Ilir Sulkuqi.
40 poezi të shkruara nga penëartët e Elbasanit shtuan edhe më shumë emocionet
Vetë Ceno shton se prej vitesh ishte ushqyer me poezitë që interpretoi
Për mjeshtrin Sulkuqi shton se u përpoq të ishte sa më pranë asaj që sollën në jetë poetët
Vetë poetët që shijuan të ktheheshin në fjalë mendimet e tyre të hedhura mbi letër, kërkuan që mbrëmje të tilla të jenë edhe më të shpeshta.

