IA në “Epiqendër”/ Eksperti i IT-së: Ja aplikacioni fantastik që do të lancojë Meta së shpejti fillimisht në SHBA

Inteligjenca artificiale dhe a duhet që vendi ynë të fuqizohet në tregun e shpikjeve. Ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.

Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit Arlind Zoto u shpreh se i lumtur se shumica e të rinjve, sipas tij, kanë filluar që tani të implementojë Inteligjencën Artificiale.

“Kjo do t’i ndihmojë ata dhe kanë filluar të krijohen shumë mini-programe kohët e fundit, sipas rëndësisë së problematikave dhe janë zhvilluar shumë.

Një program i ri pritet të futet së shpejti në rrjetet sociale, ku ti thjesht nëpërmjet një fotoje mund të kuptosh se çfarë është ajo; mund t’i bësh një pyetje ku psh. Mund të jetë një foto me lule dhe ti mund ta pyesësh se çfarë luleje është, dhe inteligjenca artificiale e Meta-s mund të të japë një përgjigje.

Nëse ti ke një recetë të preferuar e vendos foton atje dhe të tregon se si gatuhet ajo pjatë. Dhe kjo pritet të dalë fillimisht në Amerikë dhe besoj shumë shpejt do të jetë e aksesueshme si aplikacion edhe në gjithë Evropën”, u shpreh ndër tjera eksperti i IT-së, Arlind Zoto.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË ENJTEJE