Edhe shkrimet ''flasin'', ekspozita e veçantë në Fier: Lidh publikun me historinë e vlerat

Edhe Shkrimet “Flasin”.

Me këtë mesazh u hap në Fier ekspozita në ditën e trashëgimisë kulturore.

Organizatorët shprehet se qëllimi është afrimi i publikut me pasuritë historike të vendit.

Drejtoresha e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj, tregoi gjithashtu rëndësinë e veprave.

Të ruajtura dhe të arkivuara me kujdes që prej viteve ‘70 të shekullit të kaluar, ato sollën para publikut disa nga shënimet autentike të lëna prej disa nga emrat më të spikatur të kulturës shqiptare dhe më gjerë.

Midis tyre bien në sy emrat e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Visar Zhitit.

Vëmendje ju dha edhe studiuesve Arbëresh dhe arkeologëve.

Një tjetër risi ne këtë aktivitet ishte edhe miniekspozita kushtuar 100 vjetorit të gërmimeve arkeologjike në Apoloni.