Inteligjenca Artificiale në “Epiqendër”, studenti prezanton "Heraklitin", mësuesin digjital: Ja si funksionon!

Inteligjenca artificiale dhe a duhet që vendi ynë të fuqizohet në tregun e shpikjeve. Ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.

Studenti Henri Xhakolli, foli mbi projektin e tij të mësuesit digjital përmes Inteligjencës Artificiale.

“Unë provova të krijoja një mësues digjital përmes Inteligjencës Artificiale, që është quajtur “Herakliti”.

Ai mund të zgjidhë ushtrimet duke t’i shpjeguar hap pas hapi, dhe përmes këtij aplikacioni përdoruesi mund të ketë mundësi të marrë dhe një certifikatë”, u shpreh ndër të tjera studenti Henri Xhakolli.

Inteligjenca Artificiale në “Epiqendër”, studenti

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË ENJTEJE