E shoqëroi deri tek dera e policisë, Nallbati: Kjo që po ndodh është skandaloze, burgosja e Salianjit mesazh për opozitën

Njeriu që e shoqëroi Ervin Salianjin në udhëtimin e fundit në liri nga selia e PD-së tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, deputeti Bledion Nallbati nuk e fsheh revoltën e tij për dënimin me burg të kolegut dhe mikut të tij.

Për “Ora News” nga sheshi para Policisë së Tiranës, Nallbati tha se kjo që ka ndodhur është skandaloze, pasi sipas tij, po burgoset denoncuesi dhe jo të denoncuarit.

Ai tha se këtë mesazh të qartë të pushtetit PD-ja dhe opozita e kuptoi shumë, ndaj tha ai, aksioni politik do të radikalizohet në çdo aspekt.