Avokati i Salianjit mbërrin në Policinë e Tiranës, deputeti demokrat ende në selinë blu

Në orën 17:00 pritej që deputeti demokrat Ervin Salianjit të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës, pas vendimit të gjykatës së Apelit që e ka dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë.

Ndërsa avokati i Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Policisë, Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar.

Mësohet se Salianji pasi të vetëdorëzohet në polici, ai do ta vuajë dënimin e tij prej një viti burg në burgun e Fierit.