Berisha: Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte, prandaj zgjodhi dënimin me burg të Salianjit

Nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i PD-së Sali Berisha tha se Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte dhe prandaj e arrestoi Ervin Salianjin.

Berisha: Opozita sot është në këmbë. Opozita sot është më e fuqishme, më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Edi Rama. Miqtë e mi, Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte. E dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim, në një betejë të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit. Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin.