Çfarë po ndodh me shqipen? Gashi flet në maqedonisht me Spiropalin, Çejku: Nuk e ka kuptuar rolin e tij! Tendenca e revanshit është e dukshme

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në konferencën e për mediat me homologen shqiptare Elisa Spiropali në vizitën që kjo e fundit zhvilloi pak ditë më parë në Shkup zgjodhi të fliste në maqedonisht dhe jo në shqip.

Por pse e bëri z. Gashi një akt të tillë?

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup Agim Çejku në një intervistë në studion e emisionit “Drejt” në Ora Neës” u shpreh se z. Gashi nuk e ka kuptuar mirë rolin e madh të detyrës që ai mban mbi supe.

“Në fakt përveçse nuk foli shqip, po ta vësh re edhe në maqedonisht nuk është se ndjehet shumë mirë. Pra, as maqedonishten nuk e flet shumë mirë.

Kjo tregon kompleks inferioriteti dhe mungesë eksperience politike, dhe së dyti nuk e kupton shumë mirë pozicionin që ka si kryetar parlamenti dhe përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ishte një goditje shumë e madhe për vetë atë.

Ishte një rast shumë i mirë të fliste në shqip me homologen e tij, por edhe t’i komunikonte shqiptarëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë pozicionin se gjuha shqipe po cenohet sa andej – këndej. Dhe ky ishte një rast shumë i mirë që gjuha shqipe flitet zyrtarisht.

Por mesa duket kam përshtypjen që nuk e kanë kuptuar akoma që janë kryetarë Kuvendit, ministra apo deputetë, dhe nuk e kuptojnë se historia mund t’i vërë përpara”, theksoi ndër të tjera diplomati Çejku.

Intervista e plote me ambasadorin Çejku