Si veprohet pas vendimit të Apelit për Salianjin? Tafani: Prokurori ka 48 orë kohë për ta zbatuar, Kuvendi njoftohet formalisht

Gjykata e Apelit dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.

Lidhur me këtë ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës është diskutuar edhe në emisionin “Drejt” të kësaj të enjteje në “Ora News”.

Analisti Endri Tafani sqaroi dhe procedurën që do të ndiqet nga dita e nesërme për zbatimin e vendimit të gjykatës së Apelit.

“Prokurori a ka 48 orë për ta zbatuar këtë vendim?! Po nëse Parlamenti e ka të pamundur për t’u mbledhur a do të zgjatet deri në pafundësi kjo. Komisioni i Mandateve ka detyrimin thjesht të informohet në këtë rast dhe kaq.

Pastaj ekzekutimi i vendimit do të vazhdojë. Thjesht do të njoftohet në këtë rast, do i shkojë diapozitivi i gjykatës dhe kaq”, shpreh analisti Endri Tafani.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”