Erisa Xhixho: Dënimi i Ervin Salianjit, sepse ai guxoi të denoncojë një prej aferave më të rënda të socialistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 18:16
Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 burg për Deputetin demokrat Ervin Salianji.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
REAGIMI I XHIXHOS
Sot u dënua politikisht deputeti Ervin Salianji, vetëm sepse ai guxoi të denoncojë një prej aferave më të rënda të qeverisjes socialiste.
Me dënimin e kolegut Salianji, pushteti politik i Kryeministrit, përmes përdorimit si instrument të drejtësisë synon të frikësojë e t’i mbyllë gojën opozitës dhe mbarë qytetarëve.
Ndaj, sot më shumë se kurrë, opozita dhe qytetarët duhet të bëhen bashkë, që në këtë vend të mos ketë askush guximin të shpërdorojë pushtetin për interesa korruptive e kriminale.

