“Babalja” fut në burg Salianjin, Dogjani: Ky moment është kambanë alarmi, është sulm brutal ndaj opozitës

Gjykata e Apelit dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.

Lidhur me këtë ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës është diskutuar edhe në emisionin “Drejt” të kësaj të enjteje në “Ora News”.

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe i marrë pa prova, ndaj është një vendim politik.

“Gjykata e Apelit duke u nisur nga vendimi i Shkallës së Parë. Në vitin 2018 ka dalë në seli dhe ka deklaruar se Geron Xhafaj është i dënuar me 4 vite burg në Itali.

Po atë ditë Salianji tha se ka një publikim që ishte bërë nga gazetari Jetmir Olldashi. Dhe në momentin që del kryeministri del e thotë se akt-ekspertimi i bërë në Angli dhe të njëjtën gjë e thotë dhe Taulant Balla.

Fredi Alizoti që njihet si Babalja thotë se jam unë në atë audio-përgjim, por ccfarë ndodh pasi ai doli në gjyq.

Gjatë kësaj kohe del në përgjime se ka bërë biseda me kreun e Policisë dhe na del që ky Alizoti ishte i dënuar disa herë.

Pra me këto prova të falsifikuara, në Shkallën e Parë janë thirrur ministri i Brendshëm, Kryeministri por nuk janë pranuar nga Gjykata.

Goditja e opozitës fshihet pas kësaj, pasi kur ka ndodhur që një përfaqësues i opozitës të shkojë në burg për kallëzim të rremë.

Dhe ky moment është kambanë alarmi, pasi nuk ka fare të bëjë me Ervin Salianjin, por ky është sulm brutal ndaj opozitës”, u shpreh ndër të tjera Asllan Dogjani.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË ORA NEWS”