“Në burg Salianji!” Hamataj: Në sallën e gjyqit kur ti ke cilësinë e të pandehurit nuk varesh më se kush je ti jashtë
Gjykata e Apelit dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.
Lidhur me këtë ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës është diskutuar edhe në emisionin “Drejt” të kësaj të enjteje në “Ora News”.
Avokati Ermal Hamataj u shpreh se ajo çfarë ndodh jashtë sallës së gjyqit gjithçka humbet.
“Në sallën e gjyqit kur ti ke cilësinë e të pandehurit nuk varesh më se kush je ti jashtë.
Fati jot varet forma, lloji i gjykimit, kërkesat që ti dhe nga qëndrimi që ti ke ndaj faktit penal. Pra, z. Salianji ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në publik duke thënë që është i pafajshëm, gjyqi është politik, dhe po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe në gjykatë.
Por nuk mund të themi që është apo jo gjyq politik duke u bazuar vetëm në ato që thotë subjekti Salianji para medieve.
Fjala politike jep një vendim, e jep. Çfarë rrezikshmërie kishte subjekti Salianji që ta izolosh pas 4 viteve.
Ndërkohë pas 4 vitesh atë ngjarje e kishim harruar të gjithë, gjatë kësaj kohe ajo nuk kishte dhënë asnjë efekt”, u shpreh ndër të tjera, avokati Hamataj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË ORA NEWS”

