Koordinimi i projekteve vendore/ Zyrtarët e Qeverisjes Vendore diskutojnë sfidat dhe zgjidhjet

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, nën drejtimin e Agron Haxhimali, organizoi një takim me zyrtarë të lartë të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të zgjedhur. Kryetarët e bashkive ndanë eksperiencat dhe sfidat e tyre, duke diskutuar strategjitë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vënien në jetë të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv Agron Haxhimali, organizoi një takim me përfaqësues të lartë të qeverisjes vendore dhe përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisjes vendore.

Gjatë diskutimeve, kryetarët e bashkive ndanë eksperiencat e tyre dhe sfidat që kanë hasur gjatë ushtrimit të detyrës.

treguan se si përballen me problemet e përditshme dhe ndanë strategjitë e suksesit që kanë implementuar për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, i cili nënvizoi rëndësinë e koordinimit të projekteve midis bashkive si e vetmja mundësi financimi nga Bashkimi Evropian.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe përmirësimit të qeverisjes vendore ku u premtua angazhim për të punuar bashkarisht për një të ardhme më të mirë për qytetarët.