TURIZMI NË VJESHTË/ Gjermanët, polakët dhe çekët mbizotërojnë mes të huajve që zgjedhin Pogradecin
Është koha perfekte për ata që kërkojnë pushime të qeta! Pogradecin mbetet destinacion edhe në vjeshtë!
Operatorët turistikë tregojnë se edhe për shtatorin e tetorin prenotimet shkojnë deri në 80 % të kapaciteteve akomoduese.
Gjermanët, polakët dhe çekët mbizotërojnë mes turistëve të huaj.
“Nuk e prisnim këtë lloj turizmi në Shqipëri. Pushimet po shkojnë kaq mirë, ka qetësi, çmimet janë shumë të lira, njerëzit shumë mikpritës. Kishim dëgjuar që Pogradeci është plot në verë dhe zgjodhëm të vinim tani në vjeshtë. Është perfekte”, theksoi turistja.
“Jam nga Republika Çeke. Kemi ardhur me avion, kemi marrë një makinë me qira dhe duam të eksplorojmë Shqipërinë. E kemi nisur nga Pogradeci, pastaj në Tiranë. Nga Tirana kemi ardhur në Pogradec për të parë liqenin dhe bukuritë natyrore. Me pas do të shkojmë në Gjirokastër. Ajo që na tërheq është qetësia”, u shpreh ajo.
Gani Bego, guidë turistike në qytetin e Pogradecit tregon aktivistet e preferuara.
Sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024 në Pogradec janë akomoduar 95.800 vizitorë, afro 10 mijë më tepër se e njëjta periudhë e vitit te kaluar


