COCA-COLA DREJT CARBON NEUTRAL/ Busi: Jemi një kompani që mendojmë për të ardhmen

“Cola Cola Bottling” Shqipëria në bashkëpunim me konsulentë ndërkombëtarë ka përgatitur një ROADMAP I cili parashikon të gjitha investimet drejt objektivit ambicioz për Shqipërinë për të arritur CARBON NEUTRAL deri në 2030.

Gjatë edicionit të tretë të Konferencës “Balkanomics”, e fokusuar tek parimet e ESG dhe rritja ekonomike ndër rajonale, pjesë e panelit ishte dhe Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, Luca Busi. Ai tregoi më tej mbi këtë ROADMAP.

Luca Busi, President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”: “Filozofia jonë e qëndrueshmërisë përkthehet në investime konkrete, duke ndikuar pozitivisht në të gjitha hallkat, nga komuniteti tek konsumatorët dhe palët e interesuara me të cilët bashkëpunojmë.

COCA-COLA DREJT CARBON NEUTRAL/ Busi: Jemi një kompani që

Ne investojmë vazhdimisht në praktika të qëndrueshme dhe teknologji bashkëkohore, për të përcjell një model të suksesshëm si për vetë dhe për të tjerët.

Investimet tona përfshijnë përdorimin alternativ të energjisë, ku ne auto-prodhojmë 68% të energjisë elektrike e cili përdoret për nevojat tona të prodhimit. Gjithashtu, riciklimin 100% të paketimeve që përdorim dhe reduktimin e peshës së materialeve të produkteve tona”.

Teknologjia do te jete gjithashtu në të njëjtën frymë.

Luca Busi, President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”: “Këtu dua të përmend dhe investimin për zëvendësimin e linjave të prodhimit me linja me teknologji të re më efiçente, transformimin e flotës së automjeteve në 100% elektrike dhe zëvendësimin e të gjithë frigoriferëve të vjetër në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj për më shumë efikasitet dhe kursim energjie, e për të ofruar një produkt të freskët për konsumatorin”.

COCA-COLA DREJT CARBON NEUTRAL/ Busi: Jemi një kompani që

Presidenti i “Coca-Cola” në Shqipëri shton se gjithçka është me synimin për të mbrojtur të ardhmen.

Luca Busi, President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”: “Ne jemi një kompani që mendojmë për të ardhmen, për te ecur përpara. Ne gjithmonë sfidojmë veten për t’u përmirësuar dhe për tu angazhuar në diskutime kuptimplota me komunitetin e biznesit, institucionet dhe shoqërinë civile. Viti 2030 është një synim motivues dhe ambicioz për të gjithë ne, ndaj duhet të punojmë së bashku për të ecur drejt praktikave më të qëndrueshme”.