Indeksimi në “Epiqendër”, pensionisti Dushniku: Ka 12 vite që nuk ka rritje të pensioneve, pagesa për ne, mjerane
Indeksimi dhe rishikimi i pagës së pensioneve nga qeveria shqiptare për vetë të moshuarit është krejtësisht i papërfillshëm.
Për emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, ata shprehen se me një rritje të tillë nuk ka se si të jenë të kënaqur.
Vladimir Dushniku, pensionist denoncoi se qeveria është përqendruar vetëm tek indeksimi, por asnjëherë nuk bëhet fjalë për rritje të pensioneve.
“Ka 12 vite dhe kryeministri Edi rama nuk ka rritur asnjë qindarkë për pensionistët.
Unë mendoj se jo vetëm për pensionistët që është një pagesë mjerane, por për shumicën e shqiptarëve burimin e kanë nga ato të viteve ’90-të.
Këta zbatuan me fakte, jo me teori, që mbaje popullin në varfëri që ta sundosh lirisht.
Dhe Rama është bërë mjeshtër për këtë çështje”, u shpreh ndër të tjera pensionisti Vladimir Dushniku.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË MARTE

