PENSIONISTËT NË “EPIQENDËR”/ Marka: Të fundit në rajon për pagesën e pensioneve, as sa gjysma e vendeve pranë

Indeksimi dhe rishikimi i pagës së pensioneve nga qeveria shqiptare për vetë të moshuarit është krejtësisht i papërfillshëm.

Për emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, ata shprehen se me një rritje të tillë nuk ka se si të jenë të kënaqur.

Ndërkaq Jani Marka, aktivist i “Lëvizjes Bashkë” që është shprehur hapur në mbështetje të kërkesave të pensionistëve u shpreh në studion e emisionit se pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta.

“Jemi të fundit në rajon për pagesën e pensioneve. Shkak kryesor është puna në të zezë, ku 50 % e fuqisë punëtore është në të zezë.

Pra, sot paguajnë kontribute 1.2 punëtor për një pensionist, ndërsa në vendet e rajonit kemi 3 punëtorë për një pensionist”, theksoi ndër të tjera Jani Marka, aktivist i “Lëvizjes Bashkë”.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN “EPIQENDËR” TË KËSAJ TË MARTE