DETAJE/ Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 10:49
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
