Lita: Kushtetuesja është në alert nga rrjedhja e disa mesazheve se*ksuale. Berisha të marrë avokat të huaj për procesin

Më 19 nëntor, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023.

Lidhur me këtë, gazetari dhe analisti Lavdrim Lita  në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” ngriti shqetësimin se ndaj trupës së Gjykatës Kushtetuese ka nisur një sulm në media për akuza seksuale në radhët e anëtarëve të Kushtetueses.

“E para, Gjykata Kushtetuese po shkon drejt një vendimi në kushte jo të mira, dhe kjo sepse është sulmuar që në gjykimin e dosjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe refuzimi nga ana e Parlamentit për të njohur vendimet e saj.

Këto ditë kanë rrjedhur si duket nga ana e mazhorancës mesazhe të disa aferave të dyshuara seksuale të trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Sepse po krijohen kushtet që atakohet një nga institucionet më të larta të shtetit. Dhe kjo i intereson mazhorancës, pasi ajo është shumë e interesuar që Gjykata të jetë në alert dhe jo shumë e qetë.

Sa i përket dosjes së z. Berisha, besoj se është e qepur shumë mirë dhe akuzat janë shumë të rënda. Dhe uroj që z. Berisha të marrë avokatë të huaj për t’u bërë gati për procesin që pritet të nisë tani”, theksoi ndër të tjera, gazetari Lavdrim Lita.

NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË KËSAJ TË MARTE