''Shteti'' Bektashi në Shqipëri, avokati Hoxha: Është në kundërshtim me Kushtetutën

Avokati, Arbër Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se krijimi i një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë është në kundërshtim me Kushtetutën.

Hoxha: Jo vetëm që e ndalon Kushtetuta por krijimi i një shteti me natyrë fetare do të cënonte rëndë edhe laititetin e shtetit dhe gjithashtu do ti jepte një lloj avantazhi fesë Bektashie në raport me fetë e tjera.

Në këto kushte Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndalon absolutisht krijimin e një shteti qoftë me natyrë fetare, dhe jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në këto kushte krijimi i çdo lloj institucioni apo entiteti apo aq më tepër një shteti Sovran brenda territorit Shqiptar praktikisht është i pamundur.

Ligjërisht aq më tepër dhe vjen në kundërshtim me Kushtetutën.