"Shteti" i bektashinjve në Shqipëri, Gurra: Ka shumë dilema kjo nismë, akoma nuk është e qartë nisma...
I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", ishte ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, për të folur për një debat shumë të nxehtë që është krijuar gjatë këtyre 2-3 ditëve të fundit. Kryeministri Edi Rama deklaroi në "New York Times" se në Shqipëri do të themelohet "shteti" i urdhërit bektashinjve. Një shtet islamik që do të jetë kopje e Vatikanit.
"Unë gjykoj që, besoj se termi shtet është pjesë e një lapsusi në terminologji dhe se e gjithë jehona ka qenë më tepër lançimi i një ideje të tille. Për të menduar një shtet ose mikro-mini shtet myslimane, bektashiane brenda Tiranës, në 27 hektarë brenda 28 mijë kilometrave, ha shumë diskutime, bashkë me dhjetra pikëpyetjeve. Kryeministri i vendit jo pak herë, dhe në disa raste, kanë qenë pozitive në raport me pozicionimin, reklamimin, lançimin dhe pasqyrimin e Shqipërisë para syve të botës. Pra, në raport me pjesën e marketimit mbi turizmin, pra mbi atë që është Shqipëria. Ka shumë dilema kjo nismë, akoma nuk është e qartë nisma", tha Gurra.
