Komisioni i figurës në SPAK, përfundon në Kushtetuese, Gerd Hoxha paditi vendimarrjen që e skualifikoi nga gara. Ja 3 dosjet kundër SPAK në Kushtetuese

Ligjshmëria e vendimarjes dhe veprimit të Komisionit të Posaçëm të Vlerësimit të Figurës dhe Pasurisë (KPVFP) në SPAK, do meret në shqyrtim nga Gjykata e Kushtetuese, e cila tashmë është vënë në lëvizje nga një gjyqtare e Gjykatës Administrative Tiranë.

Selvie Gjoçaj, një gjykatëse e Gjykatës Administrative ishte zgjedhur nga shorti elektronik, për të shqyrtuar padinë e gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, i cili gjatë procesit të kandidimit për tu bërë anëtar në GJKKO, u skualifikua nga anëtarët e komisionit me argumentin se ishte i papërshtatshëm për shkak se gjatë një takimi zyrtar në Ambasadën Amerikane, kishte dalë në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,Erjon Veliaj.

Padia e gjyqtarit Gerd Hoxha, konsiston në shfuqizimin e raportit Nr.167 të datës 24 korrik 2024 të marë nga anëtarët e KPVFP-së, me në krye prokurorin e SPAK, Ened Nakuçi.

Gjyqtari i s’kualifikuar Gerd Hoxha, e cilëson si antikushtetues veprimtarinë dhe vendimarjen e komisionit të posaçëm në SPAK, organ ky që realisht vepron brenda xhepit të SPAK pa ligj, kundër normativave kushtetuese dhe Këshillit Europian të të Drejtave të Njeriut.

Për shkak të kësaj sistuate të paprecedentë të ndodhur ndonjëherë, gjyqtarja Administrative Selvie Gjoçaj, ka vendosur pak ditë më parë që këtë çështje tia adresojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të shprehet mbi ligjshmërinë dhe ekzistencën juridike të këtij komisioni, të ngritur nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Ndërkohë deri në dhënien e një mendimi juridik nga gjykata Kushtetuese, gjykimi i padisë së gjyqtarit Gerd Hoxha në Administrative do qëndrojë i pezulluar.

Kjo është çështja e tretë që rregjistrohet në Gjykatën Kushtetuese kundër Prokurorisë së Posaçme SPAK.

E para lidhet me vendimarjen e gabuar, të paprecedentë dhe tepër të rrezikshme të ndërmarë nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, kundër gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, të cilit ju sekuestruar të gjitha mjetet e punës, sendet personale dhe materialet familjare, përfshirë dhe çelësi i makinës tip “Golf 5”, me të cilin gazetari çdo mëngjes dhe pasdite, dërgon dy fëmijët në shkollë dhe kurse edukimi.

E dyta lidhet me kërkesën e pranuar nga Kushtetuesja për ta gjykuar të bërë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar nga SPAK për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër.

Pëllumb Gjoka, ka kërkuar papërdorshmërinë e bisedave të transkiptuara të aplikacionit “SKY”, duke i cilësur këto biseda si të paligjshme dhe që skanë vlerën e provës, pasi janë marë në kundërshtim me ligjin.

Dhe çështja e tretë lidhet me padinë e Gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, ku tashmë Gjykata Kushtetuese, duhet ti japë zgjidhje një konflikti juridik që ka lindur mes Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë të ngritur në SPAK, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP dhe KLGJ veprojnë mbi normat kushtetuese dhe ligjet përkatëse të miratuara pas reformës në Drejtësi në vitin 2017.

Por tashmë pyetja shtrohet se (KPVFP) në SPAK, mbi çfarë baze ligjore vepron dhe kujt i shërben, drejtësisë apo forcave okulte dhe dëshirave brenda SPAK?

Ndërkohë kujtojmë se thuajse të njëjtën padi, pak ditë më parë e ka dorëzuar në Gjykatën Administrative Tiranë, dhe kandidati tjetër i skualifikuar nga gara për të qënë pjesë e SPAK, prokurori Ndini Tavani.

Tavani, kërkon shfuqizimin e raportit të vlerësimit dhe nxjerjen e paligjshëm të shkresës së DSIK-së që jepte mendim papërshtatshmërie për kandidaturën e Tavanit në SPAK.

Ndërkohë e njëjta DSIK-së disa muaj më parë kishte dhënë raport për përshtatshmërinë e figurës së prokurorit Ndini Tavani.