Dita e Gjuhës së Shenjave, Binjaku: Financimi dhe infrastruktura, thelbësore për këtë kategori
Sociologia Entela Binjaku ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për personat që komunikojnë me anë të gjuhës së shenjave, të cilët vazhdojnë të përballen me shumë sfida dhe pengesa në jetën e përditshme. Binjaku thotë se kjo kategori ka nevojë për mbështetje më të madhe, sidomos në aspektin financiar.
Personat të cilët nuk mund të flasin apo dëgjojnë përballen me sfida të ndryshme për një jetesë normale.
Në ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, sociologia Entela Binjaku theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj kategorie, e cila vazhdon të përballet me pengesa të shumta.
Sipas Binjakut, personat që përdorin gjuhën e shenjave janë të detyruar të përballen me vështirësi të ndryshme në çdo aspekt të jetës së tyre.
Ndërsa janë bërë përparime në njohjen e gjuhës së shenjave nga ana e shoqërisë, Binjaku theksoi se ende ka shumë punë për të bërë për të siguruar që të drejtat e këtyre individëve të respektohen dhe të plotësohen.
Për sociologen vetëm përmes angazhimit dhe mbështetjes së vazhdueshme, mund të krijojmë një shoqëri më të barabartë.


