VIDEO/ Te Espanyol ankohen për penalltinë e Realit: Faulli ishte jashtë zone

Real Madrid fitoi 4-1 kunder Espanyolit ne "Bernabeu", sfide e cila vlente per raundin e gjashte ne La Liga.

Tej tri pikeve dhe dominimit ne loje, Real Madrid po diskutohet per penalltine e fituar ne fundin e sfides.

Në minutën e 86-të, Endrick mban topin në lojë, driblon dhe i drejtohet zonës, teksa rrëzohet nga kundërshtari.

Në pamje, sulmuesi 17-vjeçar i Realit duket jashtë zone dhe për këtë penallti të kthyer në gol nga Mbappe ka shumë diskutime.

Manolo Gonzalez, trajneri i Espanyol tha se faulli ishte jashte zone.

"Faulli ishte jashte zones se penalltise, sepse kembet e Endrick ishin jashte zones dhe jo brenda”.

Edhe pas konsultës me VAR penalltia u akordua, me kritikat që kanë qenë të shumta për një moment të tillë.