VIDEO/ Sadiku i papërmbajtshëm, sulmuesi shqiptar shënon në ndeshjen e gjashtë radhazi

Armando Sadiku është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Goa-s, në Indinë e largët.

Bomberi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në duelin e ditës së sotme ndaj Mohamedan, që përfundoi në barazim 1-1.  

Sadiku shënoi edhe në duelin e javës së parë, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi, që shqiptari shënon me ekipin e tij të ri, duke përfshirë një ndeshje kupe dhe 3 miqësore.  

Kujtojmë që Sadiku u transferua te Goa gjatë kësaj vere.

33-vjeçari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mohun Bagan, por nuk u largua nga kampionati indian. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JioCinema (@officialjiocinema)