VIDEO/ Ramadani dhe Bajrami protagonist në Itali dhe Skoci, mesfushorët shqiptar shkëlqejnë me asiste

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, “rrëmbeu skenën” në minutën e 32-të, në duelin mes Leçes dhe Parmës, duke dhuruar një asist brilant nga mesfusha për Dorgu, i cili zhbllokoi sfidën. 

Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të, ndërkohë që 1 minutë më vonë, u shndërrua në protagonist.

28-vjeçari është një lider i mesfushës së Leçes, ku prej 2 sezonesh, aktivizohet si titullar i padiskutuar. 

Edhe Nedim Bajrami ka qenë protagonist.

Mesfushori i kombëtares ka dhuruar asistin e parë me fanellën e Rangers.

Në ndeshjen e League Cup ndaj Dundee Fc, Bajrami shërbeu mjaft mirë për Dessers.

Për Bajramin, kjo ishte ndeshja e dytë me fanellën e kësaj skuadre.

Kujtojmë se ai u transferua nga Sassuolo, pas rënies nga kategoria të ekipit nga “Reggio Emilia”.

Kalimi në Skoci ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Philippe Clement, i cili sheh te futbollisti kuqezi njeriun e duhur për skemat e tij.

VIDEO:

https://www.goalstube.online/2024/09/lecce-parma.html