S’ka gola në “Air Albania”, paqe mes Tiranës dhe Partizanit

Në “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 6-të të Superligës.

Ndeshja u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që u munduan të shënojnë, por nuk ia arritën, pavarësisht entuziazmit të tifozëve, që krijuan një atmosferë të ndezur në “Air Albania”.  

Partizani vijon te jete i pathyer ne derbi prej tete ndeshjesh, ndersa po per kaq duele Tirana nuk merr dot tri pike kunder "Demave".

Pesë fitore kanë të kuqtë dhe tre barazime mes tyre, me Tiranën që ka gati dy vite pa shijuar suksesin në ndeshjen që vlen më shumë se rezultati.