Drejtori i Tiranës, Ibrahimi: Fitojmë derbin për Gerti Bogdanin
Partizani dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e sotme supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.
Derbi i kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” do të startojë në orën 20:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.
“Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës.
Besojmë se sot do fitojmë për të.
Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar.
Kemi nevojë për stabilitetin pasi rrezikshmëri kemi.
Në aspektin e mbrojtjes duhet të përmirësohemi, sepse ne i analizojmë gjatë gjithë kohës. Të jem i sinqertë në disa raste, fati nuk ka qenë me ne.
Tirana më shumë se Partizani sot? Ka tifozë”, tha Ibraimi.
