VIDEO/ Olta Xhaçka, e sigurtë nga mbrojtja e kolegëve në Kuvend, gati për fushatën 2025
Një ditë pasi iu ruajt mandati nga kolegët e saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja socialiste e cila ka shqetësuar jo vetëm opozitën, por edhe partnerët ndërkombëtarë shfaqet e qetë në Elbasan.
Xhaçka është e pranishme në mbledhjen informale të kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit e tij, ku në fokus është organizimi në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Aktualisht pjesa e parë e retreatit ka përfunduar ndërsa pritet mbërritja e kryeministrit Edi Rama.
Një tjetër çështje që u disktua në mbledhje ishte transparenca e deputetëve në media.\
Në mbledhje, Këshilltar për mediat e kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka kërkuar më shumë angazhim në rrjetet sociale të deputetëve.
Gjithashtu është vënë theksi tek daljet televize ku ligjvënësve socialist i është kërkuar të dalin më tepër në media.
Gjithashtu i është kërkuar që të dalin me anë të videove në rrjetet sociale.
