PS nuk e lëshon Olta Xhaçkën, Bardhi për “Ora News” pas seancës maratonë: Vendimi i Kuvendit i papranueshëm

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kuvendi votoi me 25 vota pro, 65 abstenime dhe 9 kundër, duke mos arritur shumicën e thjeshtë prej 71 votash, të nevojshme për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë votimit, 38 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan. Deputetja Xhaçka, megjithëse ishte e pranishme, nuk mori pjesë në votim.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pas votimit, deklaroi se çështja do të kalojë në Komisionin e Venecias për mendim.

“Teksa Kuvendi ka zbatuar të gjithë procedurën parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe meqë ky vendim nuk u miratua, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar, nesër si Kryetare e Kuvendit do t’i drejtohem Komisionit të Venecias për një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjen e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit,” tha Spiropali.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në një prononcim për “Ora News” për e ka cilësuar vendimin e mazhorancës në Kuvend të papranueshëm.

"Sot Edi Rama grisi Kushtetutën e Shqipërisë. Sot është ekzekutuar një puç kushtetues nga Edi Rama. Ata që deri dje flisnin pë reformën në drejtësi e morën përgjigjen sot. Nuk ka reformë në drejtësi", u shpreh Gazment Bardhi.

Kjo ishte hera e tretë që Kuvendi u thirr për të votuar mbi kërkesën e 1/10 së deputetëve për të dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në séancën se së enjtes u miratuan edhe ndryshimet në buxhet. Akti normative për urdhrin e mjekëve. Po ashtu me shumicë të thjeshtë u miratuan edhe ndryshime në ligjet për peshkimin, inspektimet dhe qeverisjen elektronike.

PRONONCIMI I GAZMENT BARDHIT