VIDEO/ Kalaja: Rama kujton '97-ën se kërkon luftë në vitin 2025, vetëm kështu ai...

Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve kundër grabitjeve që ka bërë Veliaj në bashkinë e Tiranës është shprehur se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë.

Kalaja ka theksuar se Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

"Ate gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë dhe do të marrësh përgjigjen  merituar në vitin 2025. Jo më kot ti përmende 1997 ti e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet dhe ti e përmend që ta trembesh publikun.

Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. Prej 25 javësh ne kemi bërë shumë pyetje për grupin e strukturuar kriminal

Përse vendimi për një shoqëri private merret dhe printohet nga bashkiak e Tiranës, apo sepse pronar faktik është Veliaj. Përse nuk vepron Altin Dushmani, as dushamët e tjerë të SPAK por i janë qepur si hijena Berishës por ata vetëm sa e lartësojnë liderin e opozitës.

Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën."

PROTESTA TE BASHKIA