Caka: Kulla tek stadiumi "Dinamo", Veliaj bën një propagandë të fëlliqur... Të njëtin fat do të ketë edhe Pallati i Sportit "Asllan Rusi"
Sot po mbahet protesta e 25 e opozitës kundër Erion Veliajt i cili akuzohet si pronari i inceneratorit të Tiranës dhe shefi i grupit te strukturuar kriminal 5D që vidhte taksat e qytetarëve të Tiranës.
Silva Caka: "Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak ishte shumë larg interesave tuaja që jeni këtu por edhe të gjithë banoreve të Tiranës që mund të na ndjekin nga media. Por të ishte në interes të qytetarëve do të ishte zhvilluar në Gusht, por u zhvillua në shtator dhe miratoi ndihmën ekonomike për muajin korrik.
Pra nuk ka një tallje më të madhe, sidomos me qytetarët që janë në nevoja financiare se sa tu miratosh një ndihmë ekonomike me të cilën mbajnë familjet e tyre t’ua miratosh në shtator për muajin korrik.
Kjo është një dëshirë shumë e ethshme e atij që fatkeqësisht drejton bashkinë e Tiranës për t'i parë njerëzit të zvarriten, të zvarriten. Për t'i mbajtur njerëzit nën zinxhirë. Për të mbajtur njerëzit nën hyqmin e tij dhe për ti vjedhur atyre jo vetëm votat por edhe të ardhmen.
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak ishte shumë larg interesit të qytetarëve por ishte afër zemrës se Erion Velijat dhe atyre që o paguajnë tek ai o marrin benefitë tek ai.
Erion Velija na erdhi me një projekt për gjoja rrjetëzimin e stadiumit Dinamo. Përpos gjithë problematikave që ka atje me pronat, ky zotëria do të ndërtojë atje disa kulla.
Ashtu siç bëri tek stadiumi Qemal Stafa do të bëjë të njëjtën gjë edhe me një nga zonat më strategjike të Tiranës.
Aty ai do të japë një qokë për atë që do të paguajë më shumë. Fatkeqësisht të njëtin fat do të ketë edhe pallati i sportit Asllan Rusi.
Erion Velija sigurisht që i piketon të gjitha këto zona dhe ua jep si qoka shokëve dhe njerëzve të tij.
Jemi kryeqyteti më i ndotur në të gjithë Europën. Eshte dyfish norma e grimcave kancerogjene në ajër në krahasim me çdo qytete tjetër në Evrope apo me standardin që ka venduar BE Erion e harroi të na thoshte se raporti ne mese pemëve dhe kullave pëshon këndej nga kullat. Por ai bën atë propagandën e tij të fëlliqur dhe të shëmtuar", tha Silva Caka.
PROTESTA TE BASHKIA


