TAKIMI INFORMAL/ Rama mbledh deputetët, gazetarja zbardh AGJENDËN: Ja çfarë do të diskutohet sot në Elbasan

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot rreth orës 10:00 deputetët në Elbasan.

Mësohet se deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit dhe më pas takimi do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa në fund do të jetë kreu i qeverisë, Rama, ai që do të japë mesazhin e tij.

“Në “retreat” e ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama në Elbasan me deputetët socialistë, burime citojnë se agjenda është e ndarë në 4 pjesë.

Në nisje të takimit informal, pjesa e parë do i dedikohet fazës së prezantimit, ku do mbajnë fjalë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla.

Pas prezantimit, pjesa e dytë nis me diskutimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Faza e tretë do i dedikohet diskutimeve për Antikorrupsionin, i cili pati fokus edhe në “retreat” e mbajtur me ministrat në Dajt, me fjalën e Fatmir Xhafajt. Kjo në vijim të diskutimeve për përmbushjen e detyrave për në BE.

Pjesa e katërt do të ketë në fokus Dezinformimin. Komisioni për Dezinformimin ka nisur punën vetëm me socialistët në qershor të këtij viti pas njoftimit për ngritjen e kësaj strukture në Mars”, raporton për “Ora News” gazetarja Mola Luku.