VIDEO/ Pano: Koha është për aksion, do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile

Gjatë protestës kundër Erion Veliajt tek bashkia e Tiranës, anëtari i Këshillit Bashkiak, Johnatan Pano ka bërë thirrje për aksion, pasi sipas tij nuk ka më kohë për pushim.

Pano deklaroi se, protestat qytetare nuk do të ndalojnë, ndërsa do të përdoret çdo mjet të mosbindjes civile.

"Të gjitë bashkë do ta rrëzojmë këtë regjim, nuk do të jetë vetëm PD, por të gjithë qytetartët e Tiranës dhe Shqipërisë do të jenë në këmbë kundër regjimit.

A ka njeri, burrë e grua që e do Tiranën, sepse këta janë kthyer në një grup kriminal të organizuar, pa Zot, pa familje, pa komb. Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të jemi në këmbë, tu kthejmë qytetarëve dinjitetin e munguar, fëmijëve të Tiranës dinjitetin e munguar që të mos shkojnë në shkolla dhjetëra kilometra larg, por shkollën e tyre publike falas ta kenë në lagjen e tyre.

Që rrugët e Tiranës të jenë të pastra, që inceneratori që nuk ekziston të mos vazhdojë të jepet më lek.

Ne do ti kthejmë shqiptarët në vendin e tyre, ne do ti kthejmë të rinjtë dhe të rejat në familjet e tyre dhe nuk ka më kohë për pushim, koha është për aksion.

Të gjithë bashkë të jemi në këmbë për ti bërë ballë këtij regjimi dhe protestat qytetare nuk do të ndalojnë, do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile", tha Jonatan Pano në protestë.

PROTESTA TE BASHKIA