PLEHRAT, KAPICË/ Balliu denoncon me VIDEO: Abuzimet dhe korrupsioni i Veliajt ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 15:26
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Klevis Balloiu ka vijuar të denoncojë situatën tejet shqetësuese me plehrat në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Teksa sjell pamje nga kjazanët kapicë plot me plehra Balliu thotë se abuzimet dhe korrupsioni i Erion Veliajt ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Tiranës.
“Abuzimet dhe korrupsioni i Veliajt ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Tiranës, pasi sot ndotja është më e lartë se kurrë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë se çdo qytetar tjetër në rajon për pastrimin dhe marrin mbrapsht më shumë ndotje dhe plehra se i gjithë rajoni”, shprehet Klevis Balliu.

