Gazetari Hitaj: Edi Rama nuk e do Sali Berishën në burg

Gazetari, Arbër Hitaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se marrja e Berishës nën akuzë nga SPAK-u ishte e pritshme dhe se Rama nuk e do Berishën në burg.

Hitaj: Ishte e pritshme, ne nuk është se nuk e dinim.

Ishte deklaruar më parë që do ketë një komunikim zyrtar të akuzës ndaj Berishës dhe Malltezit.

Unë hyj tek ato njerëz që kam besim tek kjo drejtësi.

Nuk është se kam prova që të them që është një drejtësi e kapuar nga Rama ose jo.

Nëse shikon faktet në mënyrë të ftohtë, faktet janë që ka mbi 10 ose 12 kryetarë bashkish të majtë të arrestuar nga kjo drejtësi.

Ndërsa nga e djathta nuk ka asnji, me përjashtim të Berishës edhe ai nuk u arrestua.

Berisha i dha vetes një atribut mbi shtetin mbi ligjin.

Unë nuk kam asnjë provë që Dumani është i kapur.

Unë nuk mendoj që Rama e do Berishën në burg.