''Nuk kemi qenë në mbrojtje të Berishës'', Baçi: Goditja ndaj kryetarit të PD-së, e inskenuar
Deputeti i PD-së, Luan Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk kanë qenë në mbrojtje të Berishës si individ, por në mbrojtje të opozitës dhe demokracisë.
Baçi: Nuk kemi qenë në mbrojtje të Sali Berishës.
Jemi në mbrojtje të opozitës, të pluralizmit, të demokracisë.
Nuk jemi në mbrojtje të Sali Berishës si individ.
Nuk ka nevojë Sali Berisha fare për mbrojtje personale, ka avokatë që mund të mbrojnë.
Dalja jonë, protesta jonë nuk është i sotshëm, është tashmë pothuajse 4-vjeçar dhe ka filluar direkt pas 9 shtatorit të famshëm të 2021.
PD më në fund është e stabilizuar.
Është një parti politike që është ngritur në nivelin e duhur të të bërit opozitë.
E gatshme si alternativë për pushtet dhe për të bërë rotacionin e pushtetit.
Atëherë goditja ndaj kryetarit të PD është e inskenuar.