Berisha i pandehur/ Ramaj: Rasti krejtësisht i çuditshëm. Zgjatja e hetimeve, problematike

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për marrjen nën hetim të ish kryeministrit Sali Berisha, se rasti është krejtësisht i çuditshëm.

Ramaj: Rasti është mendoj krejtësisht i çuditshëm.

Vetë fakti i zgjatjes së hetimeve është një problematikë mendoj.

4 vite çështja e regjistruar në SPAK, 1 vit e pak një masë sigurimi e caktuar ndaj kryetarit të opozitës.

Një akuzë e cila nga ato që kanë dalë në media, nga masa e sigurimit dhe provat të cilat janë renditur aty, nga njerëzit që janë pyetur dhe nga provat që kanë dalë kuptohet që nuk ka drejtpërdrejtë një lidhje të qartë midis Berishës dhe çështjes në fjalë ‘’Partizani’’.

Flitet për vendime të cilat nuk prekin vetëm një individ, pra nuk prekin vetëm Malltezin por preken një grup të pacaktuar njerëzish.