Berisha nën akuzë nga SPAK/ Avokati Daci: Kreu i PD-së ka 10 ditë kohë, ja çfarë ndodh procedurialisht

Tashmë Sali Berisha është në akuzë zyrtarisht nga SPAK. Lidhur me këtë gjë, avokati Jordan Daci tha se tashmë brenda 10 ditësh Berisha dhe Malltezi kanë të drejtë që të parashtrojnë para akuzës sesa qëndron akuza apo jo.

Daci: Si rregull ky është një moment procedurial dhe marrët si i pandehur. Brenda 10 ditësh Berisha dhe Malltezi kanë të drejtë që të parashtrojnë para akuzës sesa qëndron akuza apo jo. Prandaj prokuroria ka detyrim 10 ditë që të presë para se ta çojë në gjykatë kërkesën dhe t’i nënshtrohet gjykimit.

Gjasat që t’i ndryshohet diçka në këto miomët është pothuajse zero. Nga pikëpamje e sigurisë ka të drejtë për vlerësuar nëse duhet vazhduar masa e sigurisë. Pasi sipas meje nuk duhet vazhduar. Duke filluar nga sot me njoftimi ne akuzës prokuroria është e bindur se mund ta vërtetojë akuzën që pretendon dhe prandaj Berisha duhet të mbrohet i lirë.