ZYRTARE/ SHBA prezanton trajnerin e ri, do t’i udhëheqë në Botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 10:27
Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Mauricio Pochettino është trajneri i ri i përfaqësueses së SHBA-s.
Ish-trajneri i Tottenham, PSG e Chelsea, pranoi ofertën e bordit drejtues për të Federatës Amerikane për të drejtuar ekipin kombëtar në Botërorin e 2026 që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.
Në prezantimin e Pochettinos, drejtuesit e federatës u shfaqën shumë të lumtur që një trajner me kaq shumë eksperiencë sa Pochettino pranoi ofertën e tyre.
