FOTO+VIDEO/ Kuqezinjtë pësojnë gol, kryeministri Rama në stadium i shqetësuar për fatin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 22:24
Teksa Shqipëria përballet me Gjeorgjinë në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”, në impiantin sportiv të kryeqytetit nuk ka munguar as kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri i vendit është pikasur nga kamerat, si shpesh herë kur ekipi kombëtar i futbollit luan në Shqipëri, duke ndjekur sfidën nga afër.
Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël, Zaho.
Pjesa e parë nuk pati gol, ndonëse kuqezinjtë u munduan më shumë dhe ishin më kërkues, duke dominuar në lojë.
Në fraksionin e dytë, janë miqtë që shënojnë një supergol me Kochorashvilin në minutën e 71-të.

