NOTAT/ Humbja me Gjeorgjinë, Manaj më i dobëti në fushë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 23:28
Kombëtarja e Shqipërisë humbi 0-1 ndaj Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve.
Në këtë 90 minutësh tanët nuk goditën asnjëherë portën, teksa “Sofascore” ka bërë edhe vlerësimet me nota.
Autori i golit, Kochorashvili ishte padyshim më i miri në fushë me notën 8,1.
Ndërkohë për Shqipërinë Ylber Ramadani me 7,7 ishte më i vlerësuari, ndërsa zhgënjeu Manaj me 6,3.


