VIDEO/ Kuqezinjtë dalin në fushë, priten me ovacione të shumta nga tiftozët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 20:28
Trajneri i kombëtares, Sylvinho ka vendosur që ti besojë edhe për këtë ndeshje kundër Gjeorgjisë thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës.
Arbër Hoxha e nis si titullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në pankionë në këtë duel.
Ekipi kuqezi është pritur me ovacione të shumta në fushë nga tifozët që kanë mbushur plot stadiumin ”Air Albania”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Asani, Bajrami, Manaj.
GJEORGJIA: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze.

