Shqipëri-Gjeorgji, ja kë favorizojnë kompanitë e basteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 19:51
Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në League B në Nations mbrëmjen e sotme në orën 20.45.
Për takimin që do luhet në “Air Albania”, kompanitë e basteve kanë caktuar koeficientët e ndeshjes.
Fitorja e kuqezinjve të Sylvinhos vlerësohet me 2.40, ndërsa barazimi kuotohet me 3.10.
Një triumf i mundshëm i gjeorgjianëve ka koeficientin 3.00. Shqipëria duket disi më e favorizuar, por dhe Gjeorgjia po kalon një formë fantastike.

