Akuzohet për një sulm të ri sek*sual, ish-kapiteni i Monacos do të gjykohet në tetor
Pasi u akuzua për tentativë përdhunimi në një çështje që daton në verën e vitit 2023, Wissam Ben Yedder ka qenë edhe një herë objektivi i një akuze të re për sulm seksual, sipas L'Équipe, dhe gjyqi është caktuar për në 15 tetor.
Ish-sulmuesi thotë se gjithçka ishte “manipuluar” nga rrethi i tij i ngushtë për ta akuzuar për një viktimë të re. Ish-lojtari francez akuzohen për përdhunimin e dy grave.
Pas denoncimit të fundit të një vajze 23-vjeçareje, ish-kapiteni i Monacos u arrestua dhe u vu në paraburgim gjatë fundjavës së kaluar, por pavarësisht apelit të Prokurorisë Publike që ai të caktohej në masën parandaluese, ai u la i lirë këtë të hënë. Sipas të njëjtit burim, lojtari 34-vjeçar ka qenë i dehur në orën 3 të mëngjesit të së premtes së kaluar.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në makinën e tij, në Alpes-Maritimes, ku Ben Yedder ende jeton pas përfundimit të kontratës me klubin francez. Ish-futbollistit tani i ndalohet të dalë nga shtëpia ndërmjet orës 20 dhe 6 të mëngjesit, të shkojë në bare, ose klube dhe të kontaktojë viktimën dhe duhet të raportojë në polici dy herë në javë, përveç trajtimit mjekësor.
